09. Sëmundjet

Simptomat e para të sëmundjes u shfaqën në muajt e parë të punës time në departamentin e burimeve njerëzore.

Në fillim…

– Se pari u shfaq ankthi. Shkova në shtrat duke menduar me ankth për ditën e nesërme, dhe ne mëngjes u zgjova me dhimbje stomaku dhe ndjeva frikë para se të shkoja në punë. Ndjesia e ankthit dhe dekurajimit u rrit në mënyre të qëndrueshme.

Fillova të kem probleme me gjumin, me kalimin e kohës pothuajse gjithnjë më shoqëronte pagjumësia.

-Humba oreksin. Gjithnjë e më shumë fillova të ndjej çrregullime të stomakut, të cilat rriteshin më së shumti në situata për mua stresuese, si psh. thirrjet ”në qilim”te shefi dhe biseda e pakëndëshme me të. Pas çdo bisede të tillë ndjeja dhimbje të stomakut.

-Në një kohë relativisht të shkurtër fillova të ndjej lodhje dhe dobësi fizike. U shfaqën dhimbje të kokës dhe marramendje, të cilat deri tani nuk i kisha ndjerë.

-Për ditë me rradhë më shoqëronte tensioni nervor të cilin e mbaja në vetvete dhe mundohesha të mos e tregoja jashtë. Ky ishte fillimi i nervozës.

-Fillova të kem probleme me këmbët dhe me muskujt. Në disa raste dilja nga autobusi dhe menjëherë e vija re që diça kishte ndodhur me këmbët e mia. Kisha përshtypjen sikur më ishin ngurtësuar muskujt. Nuk mund të lëvizja nga vendi, të shkoja në stacion të tramvajit, nga i cili kisha ndalesën për në punë. Prita pak minuta para se të isha në gjendje normalisht të ecja më tej. Në kohët në vazhdim, të tilla simptoma fillova ti ndjeja më shpesh.

-Një herë tjetër kur vrapova për në autobus, në nxitim e sipër u përmbysa dhe u rrëzova nga shkallët. Ndjeva që kisha këmbët e mpira. Nuk kisha fuqi të ngrihesha, vetëm kur një person më ndihmoi të ngrihesha. Në kohët në vazhdim, më ndodhen disa raste të tilla në tramvaje apo autobuse.

-Ngjarje të tilla shkaktuan gjithnjë e më shumë frikë para hyrjes në mjete të ndryshme transporti. Vura re që,kur autobusi apo tramvaji kalonte shumë shpejt shfaqej dhe rritej tensioni. Gjithnjë e më rrallë mund të hyja pa problem, në të shumtën e rasteve duhet të ngjitesha me duar.

-Nuk e dija çfarë po ndodhte me mua. Nuk mundesha të kuptoja, si ndodhi që të kem frikë të hy në autobus të thjeshtë, përderisa deri tani kisha udhëtuar nëpër Europë, dhe udhëtimi me makinë apo tren për mua ishte një kënaqësi e vërtetë. Përvec kësaj gjithnjë isha konsideruar si një person i shëndetshëm”si molla” dhe prandaj i bëra pyetjen vetes : çfarë po ndodh me mua?

Më vonë…

-Me kalimin e muajve, shqetësimi që më kishte shoqëruar nga fillimi i punës në departamentin e menaxhimit të burimeve njerëzore gradualisht ishte kthyer në ankth me karater të ndryshëm. Së pari fillova të kisha frikë të shkoja në punë,dhe të kontaktoja me shefin.

-Kur dhimbjet e këmbëve filluan të bëheshin gjithnjë e më të rënda, filloi të rritej frika para ecjeve dhe para rrëzimit në rrugë. Më dridheshin këmbët dhe nuk mundesha të qëndroja me forcat e mia. Prandaj shpesh më duhej të mbahesha pas diçkaje,që të mos rrëzohesha. Kur lëvizja nga vendi këmbët i ndjeja te rënda si dru dhe pa forcë, mezi i tërhiqja. Për mua ishte një torturë e vërtetë.

-Në situata të tilla si më lart u shfaq një lloj tjetër frikë-frika nga pamja e njerëzve. Kisha frikë se mos rrëzohesha në sy të kalimtarëve. Kur dikush ishte afër atëher ankthi ishte edhe më i madh, këmbët përkuleshin, ndjehesha e zbehtë dhe më dukej sikur do më binte të fikët. Çdo gjë shkoi deri në atë pikë sa preferoja të ecja në errësirë, që askush mos më vinte re.

Me kalimin e kohës…

-Më kaploi akoma më shumë frika. Fillova të kisha frikë të bëja veprime të thjeshta të përditshme si psh.: kalimi i rrugës, kalimi në shkallët e hyrjes, e shkuara në dyqan etj. Frika dhe ankthi kishin zotëruar jetën time. Ajo çka po ndodhte me mua atehërë ishte e padurueshme.

-Sulmet e vazhdueshme të ankthit çrregulluan tërësisht qetësin time, e përmbysën me kokë poshtë gjithë jetën time. Ndjehesha gjithnjë e më keq po aq psiqikisht sa edhe fizikisht.

-U shfaqën edhe simptoma të tjera: dhimbje të rënda në qafë dhe shpinë, dhimbje të gjoksit me intensitet të ndryshëm. Vura re që gjithnjë e më shumë dobësohesha fizikisht. Ky ishte një makth i vërtetë!

-Isha mbushur plot me hidhërim dhe zemërim, dhe ajo që ndjeja në ”brendësi” mund të quhet ”stuhi emocionesh”. Ndjehesha si një tullumbace e fryrë deri në kufijtë e mundshëm, e mbushur plot me emocione negative, përfshirë hidhërimin dhe ndjenjën e padrejtësisë, e cila për një moment shpërthen dhe ndahet në copa.

Në fund…

-Pas disa muajsh pune në stres, në kushte të mbingarkesës nervore dhe mes kërcënimesh për humbje të punës arrita kulmin e dhimbjeve të rrezikshme dhe sëmundjeve.

-Frika u rrit në një masë të tillë sa mund të thuhet për një gjendje traumatike ankthi. Shpesh zgjohesha natën nën ndikimin e ëndërrave të tmerrshme.

-U zhvilluan sëmundje të rënda fizike. Shpesh më shoqerënin bllokime fizike të cilat fillimisht shfaqeshin vetëm në situata stresuese. Sikleti u shfaq dhe më pas u rrit gjatë ngjarjeve të përditshme. Simptomat u shfaqën gjithandej- në punë, në rrugë apo kudo.

-U rritën problemet me këmbët, nyjet dhe muskujt. Kisha probleme të mëdha me ecjen dhe nuk mund të shkoja vetë në punë. Pothuajse perditë duhet të përdorja taksi, sepse nuk isha në gjendje as për të shkuar në stacion as për të hipur në autobus apo tramvaj.

-Nuk mbeten pas edhe dhimbjet neurologjike -ngurtësim i duarve, rënie të qepallave, më shëmbëllenin sytë, probleme dhe vështirësi gjatë të folurit (e folur jo e qartë,belbëzim) vështirësi me ngrënien dhe përcjelljen, ngurtësim i nofullës.

-U rritën problemet kardiake. Para sëmundjes rrallëherë përdorja ashensorin, ngjisja në këmbë (madje edhe me pazare të rënda) në katin e gjashtë, në të cilin kam jetuar. Pasi ishin rritur problemet, madje edhe pasi ecja disa metra në rrugë ndjeja dhimbje të zemrës dhe probleme të frymëmarrjes. Në këtë mënyrë nuk mund të ecja aspak pa ndaluar dhe pa pushuar.

Ngjarjet në punë më shkaktuan shumë sëmundje e dhimbje, dhe në një kohë relativisht të shkurtër çuan në shkatërrim tërësisht të organizmit tim.