10. Mjeksia ishte e paaftë

Nga momenti kur u shfaqën simptomat e para të sëmundjeve, fillova të kërkoj ndihmë te doktorët specjalist. Shkoja te mjeku i përgjithshëm, te kirurgu, ortopedi, neurologu, okulisti, laringologu dhe endokrinologu. Rezultatet e të gjithë analizave ishin të mira dhe nuk ishte gjetur asnjë shkak dhimbjeve të mia. Megjithatë unë ende ndjehesha gjithnjë e më keq.

Vizitat e mia te doktori ishin atëherë në rend të ditës. Por cfarë nëse askush nuk ishte në gjendje të më ndihmonte… Doktorët të pafuqishëm më jepnin receta për vitamina, më rekomandonin shëtitje etj., duke marrë parasysh që dhimbjet e mia kanë burime ”jo fizike”.

-Jeni pas operacionit të tiroideve, prandaj duhet t’u shmangeni streseve- më thoshte një nga doktorët.

Por si mund ta bëja këtë kur stresi më shoqëronte gjithnjë në punë? Si ka thënë edhe shefi im, puna në stres ndikon pozitivisht në efektivitetin e punës. Nuk ishte e mundshme të eliminohej stresi nga jeta ime. Stresi ishte shoqërues në jetën time, ashtu si për puntorët e tjerë.

Njëherë dëgjova nga njëri prej doktorve, i cili duke mos ditur cfarë të bëj me mua tha: Jeni kaq e re, si është e mundur që keni kaq sëmundje?

Në vitet e ardhshme kam vuajtur, por mundohesha disi të gjeja zgjidhje. Falë Zotit dhe lutjeve i mbijetova një periudhe më të vështirë të jetës time.

***

Në fund përfundova te specialisti i sëmundjeve muskulare, në një nga spitalet e Varshavës, i cili caktoi diagnozën-miastenia gravis (myasthenia gravis). Kjo është një sëmundje e pashërueshme e muskujve, simptomat e të cilës mundet vetëm të lehtësohen nëpërmjet ilaçeve të forta psikotrope apo operacioni i rëndë i gjëndrës së tiroides.

Nuk doja ta besoja që jam e sëmurë nga miastenia. U drejtova te disa mjek të tjerë. Shumica prej tyre nuk e morën përsipër diagnozën, duke thënë që ishte vendosur nga doktori specialist më i miri në Poloni në këtë drejtim.

Megjithatë njëri prej tyre mbolli farën e shpresës duke më informuar se rezultatet e analizave nuk tregojnë qartë për sëmundjen e përmendur.

Ndjehesha gjithnjë e më keq dhe kundër rezistencës sime të mëparshme, fillova të marrë ilaçet kunder miastenis. Por shpejt vura re që kisha fituar varësi nga ato. Ndikonin si narkotik-pas përdorjes së tyre simptomat e sëmundjes zhdukeshin, ndjehesha e fortë,e shëndetshme, më pak fjalë mund të fluturoja. Frika ishte zhdukur, dhe unë mund të gëzoja jetën. Por pas disa orësh ndjehesha edhe më keq se më parë- gjithë trupi ishte i ngrirë, koka e rëndë, nuk mund të përqëndrohesha, isha e ngrirë, këmbët më dhimbnin edhe më shumë, ndjeja një shtrëngim në gjoks. Ndjeja një uri të fortë të brendshme, kërkoja tableta të tjera. Këmbët filluan të më ngurtësohen sa në fund fillova të çaloja në njërën këmbë. Pastaj mjeku me dyfishoi dozën e ilaçit në ditë. Por unë u frikësova tmerrësisht se çfarë do të ndodhë me mua, dhe vetë fillova t’i kufizoj ilaçet, të cilat më dobësuan fizikisht.

Një ditë u ndjeva keq deri në atë pikë sa mezi mundesha të lëvizja vetëm.

Marramendjet u shtuan dhe nuk mund të ruaja ekuilibrin. Shkova kështu te mjeku tjetër neurolog. Këtë herë vizita zgjati më shumë se një orë e gjysëm. Shumicën e kohës u përgjigja pyetjeve të doktorit për të shkuarën time. Pas vizitës dhe pas bisedës me mjeken, deklaroi se shkaku i përsëritjes së ankesave ishin përvojat e pakëndëshme të viteve të fundit. Sipas saj nuk ka shpjegim tjetër, dhe sipas saj kthimi te shëndeti do të ishte një rrugë e gjatë. Për të përshpejtuar ajo me rekomandoi ilaçe të forta psikotrope, të cilat pas një muaj përdorimi, fatkeqësisht më duhej t’i lija sepse dhimbjet po përkeqësoheshin edhe më shumë, dhe nuk isha më në gjendje të kryeja as nevojat themelore të përditshme. Përsëri i ndërpreva ilaçet dhe mendova që një tjetër përpjekje për trajtim farmakologjik për mua do të ishte e dështuar.

Të gjitha këto ngjarje më bindën që trajtimi farmakologjik për shembullin tim ishte pa efekt, madje edhe i dëmshëm. Gjendjen time ne atë kohë do ta përshkruaja shumë keq.

E dëshiroja tmerrësisht kthimin të shëndeti dhe jeta normale. Përsërisja shpesh me vete: duhet të ketë një rrugë drejt normalitetit. Dëshpërimisht kërkoja një rrugëdalje nga kjo situatë.

Në këtë kohë shumë miq më sygjeruan shërbime të ndryshme bioterapeutike dhe shëruese, duke treguar per efektshmërinë e tyre. Megjithatë unë direkt e kundërshtova këtë lloj zgjidhje, dhe nuk e mora parasysh. Isha e bindur që kjo nuk ishte për mua. Përveç kësaj kisha frikë se kjo lloj zgjedhje do të më sillte më shumë dëme se sa shërim. Kisha dëgjuar edhe për jo më pak se një shëmbull të tillë fatal.

E analizova situatën time dhe pyesja veten se cfarë duhej të bëja më tej. Më në fund arrita në një përfundim. Më dukej më i llogjikshmi: nëse mjeksia nuk mund te më ndihmonte të kthehesha te shëndeti dhe jeta normale, atëherë vetëm mrekullia mund të më shpëtonte!

Atëherë mendova që shpëtimin mund ta gjeja vetëm te Zoti. Sepse nga ai nuk ka gjëra të pamundura. Vendosa të drejtohem te Ai duke u lutur për ndihmë!