Kurorëza e Mëshirës Hyjnore

Kurorëza e Mëshirës Hyjnore thuhet duke përdorur Rruaza të Rozares të zakonshme me.

Ati Ynë, Që je në qiell, U shenjtëroftë Emri Yt, Ardhtë Mbretëria Jote, U bëftë vullnesa Jote, si në qiell, ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.

Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.

Besoj, në Hyjin, Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë, i Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, U vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e Shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.

Në kokrrat e mëdha:

Atë i Përjetshëm, Të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.

Në 10 kokrrat e vogla:

Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

Në fund (3 herë):

Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

Shiko edhe:

www.jesustrust.info

www.jesus-misericordioso.blogspot.com

www.radiomaria.al