11. Rruga ime drejt shëndetit

I bëra thirrje Zotit
Ai më dëgjoi
Psalmi 120,1

Pas largimit nga puna në bankë, situata ime dukej plotësisht e pashpresë. Kisha përshtypjen sikur isha buzë vdekjes. Humba punën, isha e sëmurë dhe e paaftë për të kërkuar dhe për të ndërrmar një punë të re, kursimet kishin mbaruar. Përveç kësaj u shfaq edhe një trishtim i thellë i cili me shoqëronte gjithnjë.

Megjithatë nga dhimbjet nuk trembesha më si më parë. Çdo mëngjes zgjohesha me një shpresë të re. Dëshiroja shumë të jetoja,të isha e shëndetshme,dhe të punoja normalisht. U drejtova te Zoti si rruga e vetme e shpëtimit. Fillova me gjithë forcën time ti lutesha Zotit për rikthim te shëndetit. Te Zoti kisha parë të vetmin doktor që mund të më shëronte. I thash vetes që do ti lutesha kaq gjatë deri sa të më dëgjonte. Nuk shihja zgjidhje tjetër para meje përveç asaj për t’u shëruar dhe filluar jetën normalisht.

Besoja se për Zotin nuk ka asgjë të pamundur. Shpesh lexoja shkrime të Shenjta. Fjala Zot ishte ushqimi i vërtetë shpirtëror gjatë sëmundjes. Shpeshherë analizoja fragmentet e Jezusit për shërimin, dhe fjalët e Tij më jepnin dashuri të madhe për jetën. Isha e sigurtë që do të shërohesha, sepse në Ungjill nuk kishte asnjë situatë ku Jezusi refuzonte lutjet për shërim. Kjo me jepte shpresë dhe forcë në pritje të më kthehej shëndeti.

Kur nga lodhja nuk gjeja më fjalë për lutje bëhesha si njeriu i verbër i Ungjillit i cili i ulur në rrugë bërtiste: ,,Jezu Krisht! Jezu Krisht!”. Ashtu si ai, më dukej sikur dëgjoja fjalët: ,,Çfarë kërkoni nga unë ?”, përgjigjesha: ,,Jezus,të lutem të më shërosh!”

Me forcë lutesha te Zoti që të mbijetoja çdo ditë pasuese dhe në mbrëmje e falënderoja për çdo gjë. Gjithashtu e falënderoja për sëmundjen.

***

Megjithatë Perëndia heshte. Atëherë fillova të pyes veten, pse Jezusi nuk përgjigjet nga pyetjet e mia ashtu si kisha dëshiruar? Shpejt, gjatë diskutimit të fragmentit në Ungjill, më erdhi në mendje që mëkatet e mia janë barrierë në rrugën e shërimit. Zoti nuk i dëgjon lutjet e mia sepse shumë nga fajet e mia më ndajnë nga Ai.

Kështu bëra rrëfimin e gjithë jetës time. Në të njëjtën ditë mora Kungimin e Shenjtë, vura re që kam më shumë fuqi e guxim, dhe disa prej dhimbjeve fizike ishin ulur në mënyre të ndjeshme. Kjo më inkurajoi mua në përdorimin e shpeshtë të sakramentit të Eukaristisë. Nga këtu nisa të merrja pjesë përditë në meshën e Shenjtë dhe Kungimin e Shenjtë. Vura re që pasi nisa të merrja pjesë në Eukaristi ndjehesha më e fortë dhe më e guximshme.

Shpeshherë ndodhte që duhet të shkoja me taksi në kishën aty pranë sepse nuk isha në gjendje me forcat e mia. Por pas marrjes së Kungimit së Shenjtë ndjehesha shumë herë më mirë, mundesha të kthehesha vetëm, me autobus në shtëpi, madje edhe të zgjidhja shumë punë të nevojshme.

Mëngjeseve përsëri ndjehesha shumë keq, por Kungimi në mënyrë të ndjeshme i lehtësonte simptomat e sëmundjeve të mia. Kur sulmet e ankthit fillonin të intensifikoheshin merrja pjesë në rrëfim çdo 2-3 javë-atëherë ndjehesha e lehtësuar. Ndodhte që për një periudhë kohore shëndeti im të përmirësohej por pas kësaj sëmundja kthehej përsëri. Jeta ime sillej nga një Eukaristi në tjetrën dhe nga një rrëfim në tjetrin. Falë kësaj munda të mbijetoja.

Gjatë kohës që isha sëmure lexoja dëshmi të shumta për mrekullitë e shërimt. Në njërin prej tyre dikush kishte shkruajtur që duke u lutur për shërim Perendisë duhet ,,diçka” ti japësh Perëndisë. Fillova të mendohem: çfarë mundem të të jap, Zot? Kam kaq pak për të dhënë.

Por megjithatë Zoti me mirësinë e tij më hapi sytë e shpirtit tim, për të parë sa njeri i pasur dhe sa shumë kam: urrejtje për miqtë, paralajmërme, lëndime, e vija veten para të tjerëve (mendjemadhësi), neveri, mospërfillje, epërsi, epshi për punë të mirë, pagë të lartë dhe karrierë, lakmi, dëshira për të qënë i rëndesishëm, i respektueshëm, i vlerësuar dhe serioz… Fillova të heq dorë nga ajo mënyrë jetese, të ndjeja keqardhje për fajet e mia, dhe lutesha Zotit të më largonte të gjitha ligësitë dhe veset e këqia. Kjo ishte koha e transformimit tim shpirtëror.

Nga thellësia e shpirtit dëgjoja që duhet të adhuroja Zotin. Nga kjo kohë lutjet më shoqëronin vazhdimisht. E adhuroja Zotin në çdo kohë dhe në çdo vend: duke bërë punët e shtëpisë,duke ecur në rrugë apo gjatë ushqimit. Kjo ishte sikur lutja të depërtonte të gjithën mua, çdo cep të zemrës dhe shpirtit. Adhuroja Zotin, dhe harroja realitetin.

Një prej ditëve më erdhi në mendje që duke u lutur për shëndetin tim, nuk duhet të harroja të lutesha për të sëmurët dhe vuajtësit e tjerë. Kështu fillova të lutesha për të njohurit, të cilët e dija që ishin të semurë. Lutesha gjithashtu për njerëzit me të cilët shkëmbehesha në rrugë, pranë të cilëve rrija në stacion, me të cilët udhëtoja me autobus apo tramvaj dhe per ata të cilët i takoja në kishe. Lutesha edhe për të sëmurët kur kaloja pranë spitalit. Kudo që isha si një njeri i semurë, me lehtësi vija re mes turmës së të sëmureve ata të cilët luftojnë me sëmundjen e tyre. Lutesha dhe i besova ata në duart e Jezusit.

***

Në një prej ditëve, gjendja ime menjëherë u përkeqesua. Papritur fillova të ndjej dhimbje gjithandej. Më dukej sikur të gjithë muskujt e trupit nuk ishin në gjendje të punonin. Më vështirësi lëvizja, këmbët me ishin rënduar kaq shumë sa nuk isha në gjendje të zbrisja ose të ngjisja shkallët. Trupi im ishte ngurtësuar, u rritën dhimbjet e qafës dhe shpinës. Me një forcë akoma më të madhe filloi të më mundonte frika dhe ankthi. Këto ishin vuajtjet më të mëdha gjatë gjithë kohzgjatjes së sëmundjes.

-Jezus Krisht, vetëm Ti e di cfarë po më ndodh: unë ju besohem plotësisht. Më ndihmoni! -thashë atehër-Jezus, Ti ndihmon edhe nëpermjët njerzve. Të lutem Ty, të vësh njerëzit e tu në rrugën time, të më ndihmojnë.

Këtë ditë e pranova Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Iu dhashë Atij me çdo grimcë dhe pjesë të jetës time. Nga thellësia e zemrës iu përgjigja atij ,,Po” për praninë e plotë të tij në jetën time. Kërkova që të gjente rrugën e drejtë për mua, sipas dëshirës së Tij, dhe pranova çdo gjë. Iu dorëzova plotësisht Jezusit dhe pranova ti jepja Atij gjithë jetën time pa asnjë kusht. Ateherë thashë:

-Zot le të jetë zgjedhja Jote udherrëfyes i jetës time.

***

Ishte një mëngjes maji. Këtë ditë, si gjithnjë, shkova në Meshën e Shenjtë të mëngjesit. Pasi mesha mbaroi qëndrova edhe pak, për t’u lutur. Kisha ishte pothuajse bosh, por unë akoma qëndrova e zhytur në lutjen e heshtur. Papritu ndjeva që dikush u ul afër meje. Shikova në anën e djathtë dhe pash një grua të panjohur në moshë mesatare. Fytyra e saj ishte plot emocion.

-Zoti e dëgjoi lutjen tuaj-tha ajo-Gjërat do të shkojnë mirë.

-Nga e dini ju për mua?- i thashë e habitur.

-A keni dëgjuar për Shpirtin e Shenjtë?-pyeti, më pas më zgjati një letër me numrin e telefonit, dhe u largua me ngut.

Brenda këtyre ditëve telefonova në numrin që më kishte dhënë. Personi me të cilin fola, nga ai moment filloi të lutej për shëndetin tim, dhe në të njëjtën kohë më këshilloi të përfitoja nga sakramenti i vajosjes së të sëmurëve. Pas disa ditësh përgatitjeje shpirtërore, sakramentin e kreu një Prift, në një nga kishat e Varshavës. E mbaj mend që prifti në fund më tha: Ju lutem falenderojeni Shën Marinë për ndërmjetësinë e saj te Zoti.

Pas marrjes së sakramentit vura re që dicka po ndodhte me mua. Shpejt vura re që Zoti më kishte prekur me fuqinë shëruese të dashurisë së tij dhe filloi procesi i shërimit. Pas disa ditësh ishin të dukshme shenjat e para të veprimit të Zotit. Filloi te lirimi nga frika, dalëngadal fillova mos kem frikë nga ecja, kalimi në rrugë dhe udhëtimet me autobuse. Ndjeja gjithashtu se më ishin forcuar muskujt e këmbëve, sepse nga ky moment hipja dhe ulesha normalisht në autobus.

Në një kohë të shkurtër kuptova që afër kishës time mblidheshin grupe për lutje. Ndërmjet pranverës dhe verës së vitit 2001 shkova në takimin e parë. Kur u bashkova me grupin e lutjeve isha ende shumë e sëmurë. Sot, pas vitesh në komunitetin e kishës, me vendosmëri mund të them që jetën dhe shëndetin tim e riktheva në kishën katolike. Në kishë unë linda përsëri dhe falë saj u ktheva te jeta normale.

Lutjet e përbashkëta, adhurimi për Zotin, mbështetja e ndërsjelltë në lutje, dëshmia e njerzve të cilët falë ndërhyrjes së Zotit dolën nga telashet më të mëdha të jetës, sakramentet- këto të gjitha ishin të nevojshme për të shëruar shpirtin dhe trupin tim të sëmurë. Sa herë janë lutur për shëndetin tim! Shumë herë ishin mohuar lutjet ndërmjetësuese mbi mua. Mbaj mend që herën e parë i kam përjetuar në takimin tim të dytë me komunitetin. Menjëherë në ditën e dytë pas lutjes ndjeva një lehtësim për këmbët, mundesha të vrapoja, kërceja, hidhesha. U gëzova shumë, isha e lumtur. E falënderova Zotin dhe e adhurova Atë për atë çka kishte bërë.

Mora pjesë gjithashtu në disa Mesha të Shenjta të lidhura me lutjet për shërim. Gjatë njërës prej tyre dëgjova fjalën dije: ,,Tani Zoti shëron njerëzit me dhimbje të thella”. Nuk e kisha kuptuar menjëherë që Zoti me kishte prekur edhe mua. Pas pak ditësh kuptova për një moment që trishtimi kishte kaluar plotësisht, dhe në vend të tij mbizotëronte qetësia dhe hareja.

***

Në këtë mënyrë Jezusi filloi shërimin tim nga sëmundjet e shumta. Akoma nuk e kisha kuptuar që ky proces do të zgjaste disa vjetë. Brenda këtij procesi disa dhimbje do të zhduken por pastaj përsëri do të kthehen, ndonjëherë me një forcë të re. Kjo do të më mësonte të bashkëpunoja me mirësinë e Zotit, dhe gjithashtu durim dhe forcë për të shëruar dhimbjet dhe sëmundjet.

Jezusi i gjallë, i pranishëm në Eukaristi bënte mrekulli të dukshme, sepse nuk ankohem më nga dhimbjet e sëmundjet, të cilat ishin kaq shumë. Madje, doktorët than që nuk jam e sëmurë nga miastenia gravis. Me bindje të plotë mund të them që falë Jezu Krishtit linda përsëri! Jezu Krishti më fali një jetë të re. I jam mirnjohëse Jezusit që pati mëshirë për mua dhe degjoi lutjet e mia.

Faleminderit për gjithçka, Jezus Krisht!

Faleminderit për gjithçka, Zot!